• |
ide | kryesore

A po mendon Jozefina Topalli për një parti të re

Lajme, Të fundit



Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë.

“Unë nuk mund të them një gjë të tillë. Sigurisht nuk jam indiferente”, – thotë Topalli.

Ndërsa kur flet në emër të qytetarëve, thotë se duhet një forcë e re politike.

“Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, – shprehet Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, thotë se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, – shprehet ish-kryetarja e Parlamentit. Sipas Topallit, e djathta është asgjësuar, ndaj nivelin e sulmit ndaj Lulzim Bashës e mban në kulm.

“Në asnjë vend të botës nuk do kishte ndodhur që qeveria të mos kishte rënë pas skandalit të ministrit të Brendshëm”, – thotë Topalli.  Është e bindur se marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon.

“Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri….”.

Nuk e di se çfarë mendojnë kolegët e saj si Patozi, Bode, Imami apo Ruli që njësoj Lulzim Basha i la jashtë listës së kandidimit për deputet dhe nuk i komenton veprimet e paralajmëruara të tyre.

“A është kjo PD?! Nuk e di nëse ata mendojnë njësoj si unë, unë besoj se kjo nuk është PD”,  – thotë ish-nënkryetarja e PD-së.
Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por

Jozefina Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë.

“Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon”, shprehet Jozefina Topalli./top channel



6 Comments

  1. politikanet tane ,akoma nuk ,kuptuan nje gje ,se fjala padrejtesi si kapitull dhe detaje i ka plotesuar kuptimet,perderi sa cdo detaj i saje ne nje shekull ka permbushur hapsirat e saje e tregojne faktet zhvillimet,ne cdo fushe krimet,kur flitet mire dhe veprohet keq,opinjoni nuk krijohet i mire per fjalen por krijohet sic jan veprat,keshtu qe opinjoni dihet veprat dihen ,te padrejtit tashme jane amortizuar ,perderisa dihet e verteta , ceshtja eshte vazhdimi ,vazhdimi nuk pranon me fjale por pune veprim konkret te drejta dhe mundesi korigjimi padrejtesive ne detaje per pronen dhe cdo detaj te normalitetit qe ligji nuk behet burim krimi por menaxhues rendimenti dhe ekujlibri mbrojtes dhe ndihmes per individin dhe shoqerin ,a e kan mundesin kjo klas politike per tu bere te dobishem per popullin e vet,nese analizojme keshtu gjerat jane te ndara ,kemi dy struktyra nje struktyra e te padrejtes me emra te bukur komunizem socializem , demokraci kapitalizem ku njerzit formojne grupe politike per te bere biznes grabisin pasurit e tjereve dhe menaxhojne bisneset ,dhe keshtu krijohet nje armate grupesh te etura per pasuri dhe pushtet ,vin ne emer te popullit dhe dalin ne emer te xhepit vet me miliarda neper banka pa llogaritur bizneset kurse populli vuan per buk goje ,keto i provuam kemi ralitetin qe i mban me goje mbyllur te gjith keta kan dalur nga kuptimi i fjaleve qe premtojne ,dhe ligjeve qe miratojne sepse i zbatojne me dy standarte,emri i te padrejtit dihet ,ashtu sic kan marrur formimin ne shkolle per 1 shekull ashtu kan veprimin ne fakt,struktura e dyte jane njerezit e ndereshem me formim ,1 dietaret 2 ulleheqesit e drejte 3 lutjet e besimtareve 4 guximtaret,kjo eshte struktura ,kategorit njerzore qe mbajne boten pa u shkatrrua apo nje vend,keta kategori njerzore vendit tone nuk i mungojne,per te ndryshuar gjithcka si nata me diten ne kete vend,,ftohen keta politikan te kuptojne cfar i kan bere keti kombi dhe largohen nga kjo rruge dhe vendin tua lirojne xheneratave qe mbrojne vendin nga shkaterrimi dhe japin jetes gjalleri dhe shpreses njerzore vazhdim ne kete vend ,ky vend ka nevoje per pajtim te brendeshem ,sot shoh nje artikull te fatlum nures ku thoshte arshivat e shkodres kan dhene urdhur ti cojne ne rreshen ,nje here grabiten pronat tani duan te zhdukin arshivat ,cdo dit del nganje negativitet ne demin kombetare ,zoterinje sejcili ish pronare i din kufijt e tokes se vet ju token nuk e villni por ceshtja eshte mos u thelloni me shum se ju nuk jeni ato qe mund te zhdukni te verteten te drejtat njerzore sikur gjith njerzimi tu ndihmojne sepse per mbrojtjen nga moszhdukja ka llene garanci vet krijuesi saje ,un po ju jap lajmin e mire largohuni nga padrejtesia sherbeni drejtesise hakut dobis se me ose pa ju jeta do vazhdojne dhe percaktimi zotit do ndolle kete e terheqin vet njerzit me veprat e tyre te keq me percaktim ndeshkues dhe te mira me percaktim te mire ,uroj qe te vlersoni ralitetin ndani problemet dhe pranoni zgjilljet ato qe i sherbejne me te mires per kete komb pas 1 shekulli mjerimi prej jush ,uroj te kemi te drejten hakun te respektuar dhe mbrojtur ne mezin tone me nje komb te pajtuar unik dhe paqe ne mezin tone me respekt per te gjith

  2. un mendoj qe klasa politike ne 1 shekull shtet ,e manifestoj ter dinamiken ,e vlerave fuqise mendore dhe fizike ,e cila ka si pasqyrim kete ralitet qe shohim prekim dhe shijojme ,te gjith paten mundesine qe ate cfar premtuan ta benin ralitet por raliteti eshte i ndryshem nga premtimi,kjo eshte per nje analize te thelle mbare kombetare qe gjith sebashku ti vem piken mbi i keshtu nuk ecet me as edhe nje hap ,sepse keshtu eshte e paperballueshme tolerueshme dhe papranueshme per asnje banore te tokes cfar ndolli me ne nuk ka ndollur me asnje vend ne bote,ju lutemi na kjtheni pronat dhe te drejtat qe meritojme sic jane ne cdo vend te botes se qytetruar perse kemi heshtur deri tani nuk do thot se nuk reflektojme kemi pasur besim tek shteti por tani ndjehemi te zhgenjyre dhunuar per nje shekull tani po i jepni mesazh cdo shqiptari te reflektojne ashper dhe mos pranojne padrejtesi ne mezin tone

    1. qortim gabimi ku thuhet keto provokuam ,ka lillje kuptimi ne ide keto i sollen ,nuk e di nese eshte nderhyrje ne koment apo e kisha bere gabim por po qartesoj lilljen ne ide she shpjegim ne zinxhirin kuptimor ,keto nuk jan komente me shum jan ankesa ,per padrejtesit qe na jan bere ,kjo nuk eshte politik dhe as nuk mund te perdoret politikisht as mohohet e verteta sepse ajo flet vet ngado kjo eshte ti kujtojne politikaneve te largohen padrejtesise dhe te kthehen ne kuptimin per te cilin shprehen dhe perfaqsojne ,per drejtesi hak rregull pergjegjsi,,deri ne kete moment isha i ndjeshem per ceshtjen kombetare ,permes anes me te pershtateshme pelqyeshme dhe pranueshme njekohesish kam shprehur dhe herpas here zhgenjimin individual per grabitjen e prones dhe demet qe na u shkaktuan ne nje shekull por kur shoh masivitet njerzish qe heshtin perballe te keqes bashkjetojne dhe e pranojne , perfundimi del cilendo fjal te flasesh ketu nuk degjon kush e drejta ka humbur ,me kohe ,dhe padrejtesia lulezon ,keshtu qe nuk me hyn ne pune me as interesi kombetare as personal me nje popull dhe shtet qe nuk njohin respektojne dhe pranojne te drejten hakun ,perfundimi i padrejtesise dihet ,si ka emrin ka dhe vepren ,sejcili cfar ka mbjellur qe para 1 shekulli po korrin niperit e tyre dhe ato qe po e mbjellin tani do ta marrin rendimentin me vone sepse ai qe gjithcka krijoj gjerat ne finale i ndane me drejtesi hak , nese deri tani fola per dobi tani nuk me hyn ne pune me demi as dobia per asken perderi sa un jam i demtuar deri ne palce tre brezni rresht,per mua tashme nuk ekziston askush vec ai qe me krijoj .vetem ati i mbeshtetem dhe vetem tek ai rrisk kerkoj sepse keta zotat e tokes zoti enver ,zoti sali ,zoti fatos etj etj ,,/keta nuk dolen sic premtuan mbetem te zhgenjyre ,e rendesisheme pas shum humbjesh eshte qe dicka kuptova qe politika eshte genjeshtrer e malle gjith cfar na bete keni per ta gjet tek i malli zot

  3. Dëgjojmë nga “ndërkombëtaret” fjalë përgjithësuese kjo për të gjithë politikanët kryesisht majtistë europianë e amerikanë, që të vlresojnë e të “përshëndesin” reformat e Edi Ramës.
    Çfarë do të kishin bërë Topalli apo Patozi më mirë se Basha në këtë situate ?
    Në thellësi të ndërgjegjes së tyre, edhe të gjithë këta “kundërshtarë” të Bashës, e dijnë fort mirë se marveshja e famëshme aq e përfolur e 18 majit, ishte produkt i imponimit të disa ndërkombëtarëve, për hir të një “stabiliteti” të Ballkanit e as i Ramës as i Bashës.
    Nuk e kuptojnë apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë të vërtetë se kështu ju intereson, Topallit e “të larguarve” të tjerë nga PD ?
    Opinioni i përgjithshëm i shqiptarëve, nëse do të bëhej një sondazh korrekt, do të nxirrte këtë të vertetë të dukëshme e flagrante.
    Përse trajtohet politika shqiptare si një politikë e një ishulli të shkëputur të politikës botërore, pa u përmendur fakti se kontradiktat e përplasjet politike midis së majtës e të djathtës po thellohen gjithnjë e më shumë si në BE, ashtu edhe në SHBA ?
    Nga ana tjetër, përse në Shqipëri media apo gazetarë që kanë mbajtur historikisht në këto 27 vite të sistemit demokratik pluralist një qëndrim të hapur armiqsor ndaj PD, janë kaq të zellshëm për të propoganduar çdo fjalë që deklarojnë “ishët” e PD ? Besojnë vërtetë ne “drejtësinë” e tyre, apo fërkojnë duartë nga kënaqesia që këta kundërshtarë të PD po i vijne në ndihmë propogandave të Ramës e socialistëve ?
    A beson vërtetë në thellësi të ndërgjegjes se saj znj. Topalli se majtistëve të llojit shqiptar ju pëqen qëndrimi i saj agresiv ndaj komunizmit ?
    Përse nuk i bëjnë pyetjen vetes së tyre këta se përse vrapojnë mediat e kapura nga Rama, apo majtistë ekstremistë që ti intervistojnë e publikojnë me zell “kritikat” e tyre ndaj PD e lidershipit të saj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *