• |
ide | kryesore

Arrestohet në Lushnje i dënuari me burgim të përjetshëm

Lajme, Të fundit



Policia e Lushnjes ka arrestuar sot një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm, Altin Dhamo, 43 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnje, i cili akuzohet për vrasje dhe disa vjedhje.
Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin Altin Dhamo për veprat penale “Vrasje me dashje”, Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Vjedhje e kryer në bashkepunim”, “Armbajtje pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *