• |
ide | kryesore

Nard Ndoka: Grupi ‘anti-Basha’ po tenton të krijojë parti të re, por nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar

Lajme, Të fundit
nard-ndoka.jpg



Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se grupi anti-Basha po tenton të krijojë një parti të re. Teksa e njofton këtë fakt përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se ky është një lajm i mirë për të djathtën dhe pluralizim në vend.

Por sipas Ndokës, edhe në këtë parti të re rrezikon të ketë përplasje mes grupit për faktin se cili do jetë kryetar. Teksa ironizon situata të kësaj natyre, ai thotë se nisur nga kjo gjë “Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja”.

Grupi ‘anti-Basha’, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin! Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!” – shkruan Ndoka.



3 Comments

  1. Me mënyrën e tij Nard Ndoka ka thënë të vërtetën e madhe, se këta ishër të PD, janë të interesuar më tepër për protagonizëm personal, sesa për një kauzë të përgjithëshme të se djathtës.
    Është një e vërtetë e ditur se e djathta shqiptare nuk pati shansin të vazhdojë ndonjë organizim të se djathtës tradicionale, sepse për gati 5 dekada, diktatura enveriste bëri çmos për ta zhdukur tërësisht edhe fizikisht këtë të djathtë.
    Mos të harojmë se edhe partitë e djathta tradicionale si Balli Kombëtar apo Legaliteti, me ndërhyrjet e ish PPSH sot PS, u përçanë e shkërmoqën duke krijuar disa “parti” pa asnjë rol në jetën politike shqiptare.
    E ashtuquajtura “e majtë europianiste” shqiptare, ka ruajjtur të gjitha strukturat organizative e elektorale të partisë së punës e kjo është një “eksperiencë” mbi 70 vjeçare.
    Kjo është arsyeja se pse një qeveri socialiste që grumbulloi në parlament e në ekzekutiv njerëz të krimit, e bëri Shqipërinë rekordmenen e trafikut të kanabisit në Europë, paradoksalisht fitoi edhe një mandat të dytë.

  2. E djathta qe shkruan komentuesi i pare, ne vepra dhe ne sy te shume shqiptareve kjo e djathte perbehet nga rrugacet e pa shkolluar dhe nga hajdutet e pa ndergjegjshem qe ekzistojne ne shqiperi.
    Shqiptaret jane te zgjuar prandaj nuk bien me ne kurthin e hajdutevet dhe mashtruesevet si kjo e djatha qe eshte bere prone biznesi per Salen, Bashen e te tjere,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *