Edhe pse të ftuar në disa intervista televizive, Bora dhe Vini kanë shpjeguar raportin që kanë me njëri-tjetrin pa përmendur arsyet e ndarjes, edhe këtë herë, i ftuar në “Një kat më lart”, Vini nuk i është shmangur kureshtjes së vazhdueshme.

Nisur edhe nga shkrimet e ditëve të fundit, Ermali e pyet Dj e njohur se çfarë e ka shqetësuar më shumë gjatë kësaj periudhe, pasi e bëri publik lajmin: “Më kanë sikletosur deformimet e lajmeve. Unë nuk e tradhtova Borën, siç është shkruar. Kam tradhtuar më parë, por jo Borën. Me sa duket, jetojmë në kohën kur jeta është kthyer klikime e followers-a”,- tha Vini.

Duke u ndalur sërish te ndarja, Vini tha se sikleti më i madh gjatë asaj periudhe ka qenë djali, Arbori. Për të nuk do të ishte aq e vështirë nëse ai nuk do ishte në mes. Ai sugjeron që nëse dashuria mbaron, askush të mos mbesë peng i raportit dhe fëmijës. Ndarja, në këto raste, sipas tij, është më mirë edhe për fëmijën.