• |
ide | kryesore

VIDEO/ A është ky momenti për të cilin Edi Rama iu kërkoi ndjesë mësueseve?

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e la të paqartë se për çfarë kërkoi ndjesë para mësueseve që kishte thirrur në kryeministri, për 7 Mars. Ndjesën e lëshoi ashtu në përgjithësi, kur foli në emër të të gjithë racës së politikanëve.

“Ju kërkoj ndjesë të gjithave ju, mësuesve të vendit, ndjesë të thellë dhe të vërtetë për faktin që unë dhe raca ime e politikanëve sidomos e atyre që cdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvend nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por të edukoni qytetarë të mirë. Jo vetëm nuk ju ndihmojmë, por akoma më keq, ju pengojmë çdo të enjte rregullisht, në kryerjen e misionit tuaj” ishin fjalët e Ramës, që nuk kanë asnjë përmbajtje konkrete.

Ka vetëm shprehje relativizuese dhe përgjithësuese, sikur ai të ishte një viktimë dhe jo një protagonist i sherreve, shpifjeve, ofendimeve dhe sulmeve që kanë ndodhur në parlament.

Në kujtesën e shumëkujt është fiksuar momenti kur ai u filmua duke sharë me fjalor rruge i ulur në karrigen e kryeministrit në kuvend. A është ky momenti për të cilin kërkoi ndjesë Edi Rama?

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=LePkdg4-LjI&t=3s



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *