• |
ide | kryesore

Durrës, zhduken 9 shtetas nga Nepali. Policia thotë se dolën nga hoteli dhe…

Lajme



Gjatë ditës së sotme nëntë shtetas nga Nepali janë zhdukur pa lënë gjurmë në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë ata kishin mbërritur në vendin tonë për t’u imbarkuar si marinarë në një anije tregtare.

Pas denoncimit të bërë nga administratori i agjencisë së lundrimit, të huajt janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Burime të policisë bënë të ditur për “t.ch” se më 9 mars shtetasit nga Nepali janë sistemuar në një hotel në Durrës, pas futjes në vendin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit.

Mëngjesin e së shtunës, më 10 mars, ata kanë dalë nga hoteli e nuk janë kthyer më. Kjo ka alarmuar personelin e hotelit dhe agjencisë, që ka bërë dhe denoncimin. “Të zhdukurit” janë larguar nga hoteli pa marrë bagazhet, gjë që ka shtuar dyshimet mbi fatin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *