Donald Trump ka shkarkuar sot sekretarin e Shtetit Rex Tillerson për ta zëvendësuar atë me ish shefin e CIA, Mike Pompeo (poshte).
Mike Pompeo do të jetë sekretari i ri i shtetit. Ai do të bëjë një punë fantastike. Faleminderit rex Tillerson për punën e tij Gina Hapsel do të emërohet drejtoreshe e re e CIA, që do të kryesohet për herë të parë nga një grua. Bravo të gjithëve”, shkroi Trump në Twitter.
I përshkruar si një skifter që ka pasur mendime kundërthënëse kundër torturës Mike Pompeo, 53 vjeç ishte emëruar në drejtimin e agjensisë në Janar. Kurse Tillerson i emërimi i të cilit kishte shkaktuar shumë përfolje për shkak se ai vinte nga lobet e naftës, ishte në vështirësi në kohët e fundit. Uashington post e kishte paralajmëruar para Trump-it shkarkimin e tij.
©Lapsi.al/ Burimi le monde