• |
ide | kryesore

Grabitje me armë, 88-vjeçari grek plagos hajdutin shqiptar

Lajme



Një i moshuar grek qëlloi me armë në drejtim të dy hajdutëve shqiptarë, brenda banesës së tij, në Glifadha të Athinës.

Mediat greke raportojnë se njëri prej shqiptarëve ka mbetur i plagosur.

Mësohet se nën kërcënimin e armëve, dy shqiptarët i bënë presion 88-vjeçarit në rrugë dhe më pas e detyruan që të hynin bashkë në shtëpi. Pavarësisht qëllimit të tyre për t’a grabitur të moshuarin, 88-vjeçari arriti të marrë një armë në shtëpinë e tij dhe më pas të qëllojë në drejtim tyre.

Menjëherë pas ngjarjes, policia greke arrestoi dy shqiptarët. I plagosuri u dërgua në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *