• |
ide | kryesore

Tentativa e grabitjes në Fier, gjykata e lë në burg autorin e plagosur Arben Muça

Lajme, Të fundit



Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për një nga autorët që mbeti i plagosur nga policia gjatë tentativës për të grabitur në një banesë në Fier.

Gjykata ka dhënë masën ‘arrest në burg’ në mungesë për Arben Mucën, i cili ndodhet në spitalin e Fierit. Ai u përfaqësua nga avokati Ardjan Abazi, i cili tha se klienti ti tij nuk mbante mend asgjë.

“Nuk mbaj mend gjë, jam i shokuar” – ka thënë 37-vjecari Arben Muca.

Ngjarja ndodhi para disa ditësh në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku 4 persona të armatosur dhe me maska tentuan të grabisnin në banesën e Minella Muces.

Çifti Muça pikasi grabitësit që tentuan të hapnin derën dhe menjëherë kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi policinë e cila u kundërpërgjigj duke vrarë Xhuliano Sollakun dhe duke plagosur Arben Mucën. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tjerë arritën të largohen dhe janë shpallur në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *