• |
ide | kryesore

Zyrtari i lartë rus: Mes diplomatëve të dëbuar kishte dhe agjentë sekretë

Planet



Kreu i shërbimit sekret të huaj rus, Sergei Narishkin, pranoi se ndër zyrtarët rusë që u dëbuan nga ambasadat në vendet perëndimore kishte edhe oficerë të shërbimit sekret.

Narishkin e bëri këtë deklaratë për agjencinë e lajmeve Interfax.

Narishkin shpjegoi se agjentët e përjashtuar, të cilët zyrtarisht punonin në ato vende si agjentë të shërbimit sekret të huaj rus, ishin të përkushtuar për të garantuar bashkëpunimin me shërbimet sekrete të atyre shteteve.

Rreth tridhjetë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe Shqipërinë, kanë dëbuar më shumë se njëqind diplomatë rusë në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar gjatë dy ditëve të fundit, pasi Londra bën përgjegjëse Moskën për helmimin me gaz nervor ushtarak të një ish-agjenti rus, Sergei Skripal, por me shtetësi britanike.

Presidentja e Senatit rus, Valentina Matviyenko, njoftoi sot se Moska do të përgjigjet “në një mënyrë simetrike”, domethënë që do të përjashtojë një numër të ngjashëm diplomatësh perëndimorë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara për “presion” dhe “shantazh” në vendet perëndimore për të pranuar dëbimin e diplomatëve rusë, në hakmarrje për helmimin e ish spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, për të cilën Mbretëria e Bashkuar fajëson Rusinë.



1 Comment

  1. LE TE VLERSOJME TE GJITH ME SHUM NE ATE CFAR NA BASHKON NE DOMOSDOSHMERI SE SA NA LARGON NE INTERES ,NA BASHKON PAQA DHE NA LARGON LUFTA KU SI PAQA SI LUFTA,KAN ,ARSYET E VETA SEPSE PAQEN E SJELL DREJTESIA HAKU DHE LUFTEN PADREJTESIA VALL MBAROJ FUQIA ARSYES PER PAQEN ,DHE MBIZOTRON VETEM FUQIA E FORCES SI STABILITET I INTERESIT ,JO FORCA PO PERMBYSE ARSUEN BASHKE ME INTERESIN ,SEPSE TE KEQES NE I DIM VETEM EMRIN ,DHE TA FILLOJME ,POR GJAT PROCESIT SAJE NE ZHVILLIMIN DHE SFIDAT MISTERET QE SJELL DHE KOSTOT DEMET ASNJERI SJA KA IDENE AS FORCEN E MENAXHIMIT DHE PERBALLIMIT KONTROLLIN DHE NDALJEN SEPSE NE NUK ISHIM KRIJUESIT E GJITHCKAJE PER TE KUPTUAR ZHVILLIMIN E GJITHCKAJE,,PER TE QENE TE SIGURTE NE SI NJEREZ AKOMA NUK KEMI KONTROLLIN MBI VETEN TE VETPERMBAJTJES , ZHVILLIMIT TE RREGULLIT DHE MBAJTJES SE EKUJLIBRIT QE E KEMI NE DOREN TONE ,JO ME TE KEMI NJOHIM DHE MBAJME KONTROLLIN MBI TEKNOLOGJIN APO PAS PERDORIMIT SAJ NE VERTETE KEMI FUQI POR TE BERE KERKIME DHE PROLLUAR ARME TE TEKNOLOGJISE LARTE TE SHKATRRIMIT POR NESE I PERDORIM ,SHKATRRIMI BEN PUNEN E VET NUK NDALET DHE NUK RIPAROHET NJERIT PAJTOHEN NDALEN POR ARMA KUR SHPERTHEN AJO SKA PAJTIM ME KEN DHE NDALJE ME POR FUTET NE RAKSIONIN E SISTEMIT ZINXHIR DUKE SHKATERRUAR GJITHCKA ,POR KUR NE TE KEMI SHKATRRUAR BURIMET E JETES CFAR VLERE KA ME JETA PER NE,KAQ NUK DUHET TE MENDOJME DHE PER HATER TE JETES ,GJALLERISE DHE SHPRESES KUR TE GJITH E DUAN ,PERSE NJE PJESE E VOGEL NJERZORE PO PERPIQENI TA NDALNI ATE ,PERDERI SA VET KRIJUESI SAJE KA PLOTESUAR MIRESINE DHE MESHIREN TE TIJE MBI NE ,NUK E DI NESE DHE TJERET KAN TE NJEJTIN DENDIM ME MUA RRETH DOMOSDOSHMERIVE VLERSIMIT TE ME RENDESISHMES PAQES SESA ME TE DEMSHMES LUFTES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *