• |
ide | kryesore

Rama ia plas në fytyrë opozitës: Ne nuk ju ndalojmë dot që të thyeni qafën për aty ku jeni nisur

Lajme, Të fundit



Rruga e Kombit dhe taksa e vendosur për kalimin në të është tema e debatit sot në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama u është përgjigjur sot akuza të opozitës për pagesën në Rrugën e Kombit, duke e cilësuar gjithë sa po ndodh, flamur të një patriotizmi të rreckosur, pasi si ka thënë ai jemi i vetmi vend në Evropë që i ka rrugët pa pagesë.

Rama falënderoi dy ministrat e LSI-së, Haxhinasto dhe Dervishaj, për punën e bërë, duke akuzuar LSI se mendon kur është në pushtet dhe ndryshe kur është në opozitë. Ai nuk ka lënë pa shigjetuar kreun e opozitës, ndonëse pa i përmendur emrin.

E dimë historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë në sallë, dimë dhe shumë bëma, kjo rrugë është e papërfunduar, pa studimet e nevojshme gjeologjike. Formulë rrumpallë, që ju bëtë sa herë ju është dhënë mundësia të merrni në dorë çelësat e shtetit. Përgjigja që ka qenë mësim për ne është nuk ekziston në asnjë vend të planetit një teori që përjashton banorët si teori nga detyrimet pasi ata janë përdoruesit. Me atë avaz po shkoni kokëposhtë, ne nuk ju ndalojmë dot që të thyeni qafën për aty ku jeni nisur, por ajo që duhet ta dinë njerëzit janë 120 mijë euro që kompania i jep pushtetit vendor për të përdorur për të lehtësuar barrën, duke e hequr nga ata që përdorin transportin publik, me autobus apo furgon” – tha Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *