• |
ide | kryesore

Gjendet një granatë pranë një banese në Vlorë, policia jep detajet për ngjarjen

Lajme, Të fundit
granate.jpg



Gjendet një granatë pranë një banese në Vlorë. Mjeti shpërthyes është gjetur në lagjen ‘Kushtrimi’ në qytetin bregdetar.

Ka dyshime qe granata të jetë vendosur qëllimisht, pasi asaj i ishte hequr ndezësi dhe nuk ka shpërthyer.Ndërkohë, Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth granatës së gjetur para 3 ditësh, lajm që është bërë i ditur vetëm sot. Granata, e cila u gjet në lagjen ‘Kushtrimi’ ka qenë e ndryshkur dhe e ndryshkur me ndezës.

Po ashtu policia sqaron se mjeti shpërthyes ka qenë në tokë e mbuluar nga dheu dhe se shiu siç duket e ka nxjerrë në sipërfaqja. Mes të tjerash bëhet e ditur se granata nuk mendohet të jetë vendosur qëllimisht aty, siç u tha më herët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *