Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Salernos 42-vjecari shqiptar me iniciale T.J., i cili mbeti i plagosur një ditë më parë nga një patrullë policie gjatë një ndjekje në autostradë.
42-vjecari shqiptar së bashku me 2 persona të tjerë kishte grabitur një makinë tip ‘Fiat Croma’.
Patrulla e policisë ishte vënë nën ndjekje e tyre në autostradën e Salernos. 42-vjeçari shqiptar u godit në gjoks nga patrulla e policisë.
Dy bashkëpunëtorët e tij i shpëtuan policisë italiane dhe janë shpallur në kërkim.