• |
ide | kryesore

‘Më merr të keqen, të gjithë do japin llogari’, revoltohet Rama kur flet për 21 janarin dhe Gërdecin

Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij të gjatë në Kuvend, Rama ka përmendur ndër te tjera edhe ’21 janarin’, ‘Gërdecin’ dhe reformën në drejtësi. Rama i është përgjigjur atyre që thonë se ka harruar drejtësinë për ‘Gërdecin’ dhe ‘21 janarin’ duke thënë se i marrin të keqen, pasi drejtësia do ndëshkojë ata që sipas tij i kanë ngulur thikën pas shpine këtij vendi.

Është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Nuk ka qeveria asnjë të drejtë kushtetuese që të bëjë drejtësi. Kujt më thotë që ju e harruat atë që thatë që do shkojnë përpara drejtësisë që bënë 21 Janarin e Gërdecin i them: më merr te keqen, sepse jo vetëm që nuk e kemi harruar por kemi ndërmarrë reformën më të fortë që do vendosë në shina një sistem drejtësie që do marrë përpara ata që i ngulin çdo ditë thikë pas shpine këtij vendi. Nëse ka diçka që është e kuptueshme është padurimi i çdo shqiptari që nuk jeton si unë dhe si ju që nuk e kemi problemin se çfarë do hanë fëmijët tanë nesër dhe që kërkon drejtësi. Sistemi që kemi zgjedhur e përjashton mundësinë e drejtësisë së vendosur nga padurimi dhe është mundësia për të bërë drejtësi duke ngritur një sistem drejtësie të pastër. Atyre që më thonë se Vettingu është loja se këta ikin vetë, i them: e keni gabim. Të gjithë do japin llogari” – tha Rama.



2 Comments

  1. ik ore plehre do vesh drejtesi ti per 21 janarin dhe gerdecin, ti ke mendjen me varferu popullin dhe me pasuru veten, ti je me i zi se sali berisha

  2. Fjale fjale fjale ,,,,taksa taksa taksa ,,, sa me shume dite kalojne aq me i peshtire njeri behesh . Jeni per tu fut ramen te gjitheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *