• |
ide | kryesore

Jay Z tregon hapur tradhëtinë ndaj Beyonce

Paparazzi, Slider



Pjesëmarrja e Jay Z në shfaqjen e David Letterman nxorri në dritë shumë sekrete, për të cilat ai nuk ishte shprehur kurrë publikisht, siç ishte rrëfimi i nënës së këngëtarit për homoseksualitetin e saj. Një tjetër çështje po kaq delikate, për të cilën Jay Z foli ishte edhe çështja e tradhtisë ndaj bashkëshortes së tij Beyonce.
I pyetur nga Letterman, i cili e parapriu pyetjen duke treguar historinë e tij personale të tradhtisë, Jay Z u shpreh: “Ashtu si ti edhe unë kam një grua të bukur, e cila më kupton dhe e di që kjo e keqe nuk mund të mposhte të gjitha të mirat që unë kisha bërë dhe mori vendimin për të shkuar në terapi, pasi ne e duam vërtetë njëri-tjetrin. Ne me të vërtetë u përpoqëm. Për shumë vite muzika që unë bëj është rezultat i gjërave që kanë ndodhur. Ashtu si ti edhe mua më pëlqen të mendoj se jemi në një vend më të mirë sot, por vazhdojmë të punojmë, të komunikojmë dhe të rritemi. Jam krenar për babain dhe bashkëshortin që jam sot, falë gjithë punës që bërë.”
Kjo ishte hera e parë që Jay Z foli për tradhtinë ndaj Beyonce-s dhe e pranoi hapur gabimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *