• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i jetës së Meghan Markle dhe Prince Harry (Video)

Paparazzi, Slider



Dasma mbretërore mes Meghan Markle dhe princ Harry-t është vetëm gjashtë javë larg dhe ndërkohë që përgatitjet janë drejt fundit publikohet traileri i filmit të historisë së tyre të dashurisë. Në film është përmbledhur e gjithë historia e tyre e dashurisë, që nga momenti i takimit të parë e deri te propozimi që Harry i ka bërë Meghan.

Meghan dhe Harry interpretohen nga aktorët Parisa Fitz-Henley dhe Murray Fraser, ndërsa rolin e Kate dhe William do ta luajnë aktorët Laura Mitchell dhe Burgess Abernethy. Traileri është pritur me padurim dhe është pëlqyer shumë nga fansat. Premiera e filmit “Harry and Meghan: A lifetime romance” do të jepet më 13 maj, gjashtë ditë para dasmës së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *