• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Kodhelit: Protesta në Rrugën e Kombit synonte të destabilizonte vendin

Lajme, Të fundit

Deputetja e vetme e qarkut të Kukësit nga Partia Socialiste, Mimi Kodheli e ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit nuk e kanë bërë qytetarët e thjeshtë, por politikanë dhe njerëz me precedentë penalë.

Ata që e organizuan dhunën nuk janë njerëz të dëshpëruar që kemi parë në pamjet filmike, por janë disa të tjerë që kanë hedhur gurin dhe kanë fshehur dorën. Nëse kjo është e vërtetë, këtu ka një problem që i tejkalon problemet e tarifës, e tejkalon këtë ngjarje të dhunës, ka një problem që lidhet me destabilizimin e vendit. Më shqetëson tarifa për qytetarët e Kukësit, e cila absolutisht duhet të rishikohet nga qeveria, për të gjithë ata që kthehen nga kullota për në shtëpinë e tyre në darkë. Të shikohet shumë më thellë ky element që synonte të destabilizonte. Këta elementë kanë qenë politikanë dhe njerëz me precedentë penalë.” – tha Kodheli.

7 Comments

  1. Paturpesia e kesaj ska kufi
    Po aty ishin socialiste e demokratet
    I kerkuari me i rrezikshem ishte kontrabandist i vicave.
    A ka ma destabilizues se ju politikanet?

  2. Më mirë të pordhësh, nganjëherë, se të flasësh. Deklaratë idiote. Po, është krejt normale që, aty ku ka dhunë të “infiltrohet edhe ndonjë ” rrugaq” apo kriminel ordiner. Kjo nuk përbën risi. e vërteta është se kjo qeveri po i shtyn njerëzit limite të ekzistencës dhe të durimit. Po zhvat popullin për një grusht “biznismenësh” që s’ju intereson as shteti as kombi. Rama për këto 5 vite nuk bëri asgjë për tërheqjen e investimeve të huaja; atij nuk i intereson kjo, atij i intereson vetëm pasurimi i një grupi rreth tij, Shtetet përreth bëjnë çmos për investitorë të huaj.

  3. Më mirë të pordhësh, nganjëherë, se të flasësh. Deklaratë idiote. Po, është krejt normale që, aty ku ka dhunë të “infiltrohet” edhe ndonjë ” rrugaq” apo kriminel ordiner. Kjo nuk përbën risi. E vërteta është se kjo qeveri po i shtyn njerëzit në limite të ekzistencës dhe të durimit. Po zhvat popullin për një grusht “biznismenësh” që s’ju intereson as shteti as kombi. Rama për këto 5 vite nuk bëri asgjë për tërheqjen e investimeve të huaja; atij nuk i intereson kjo, atij i intereson vetëm pasurimi i një grupi rreth tij, Shtetet përreth bëjnë çmos për investitorë të huaj.

  4. Po cfare destabilizimi flisni ju? Komunistave sa here ju vjen veza ke b*tha, iu tronditet pushteti, dalin me teorine e destabilizmit te vendit. Rrace e qelbur. Skeni faj ju fajin e ka populli qe nuk zuri mend por voton per komunistat e bijte e tyre.

  5. Te gjitheve ju politikaneve, kur ju tronditet pushteti, dilni me thoni se na vjen keq per Shqiperine. Ore kaq idiota na dini? Po nese do t’ju dhimbsej Shqiperia, pse nuk e rregulluat njeher ekete vend por e keni bere te ikim nga syte kembet, te ikim pergjithe nate nga ky vend? Mbeturina komuniste

  6. Sipas ksaj ne protest kan vetem kriminele dhe ska pas hallexhinj, i bie qe shqiptaret ose kuksianet jan te kenaqur me bijt e komunistave qe vazhdojn te flasin ne emer te popullit, qe i rriten taksat dhe cmimet e ushqimeve baz per mbijetes, plus taksen e prones pa pasur certifikat pronesie. Shqiperin nuk e boshatisi turku per 500 vjet kurse ripjellja e arriti per 5 vjet dhe kan ngelur ca nostalgjik te ppsh oligark pensionist dhe fukarenj qe sdin ku te shkojn…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu