• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dy fytyrat e Edi Ramës me tregtarët e vegjël, para dhe pas zgjedhjeve

Arkiva, Kryesore

Çlirimi i biznesit të vogël nga taksat ka qenë ndër kuajt e preferuar të Edi Ramës në betejën e fushatës së PS në vitin 2013. Në opozitë, Rama i shkonte tregtarëve derë më derë dhe dëgjonte me durim ankesat për rënien e fuqisë blerëse, për barrën e rëndë të taksave apo se si shtynin me vështirësi ditët duke menduar për falimentimin.

Edi Rama i shtrëngonte duart, i përqafonte në fushatë, tregonte mirëkuptim dhe mbështetje që pasoheshin nga konferenca shtypi, ku i qahej halli tregtarëve, bëheshin llogaritë e dyqaneve të vogla dhe përsëriteshin premtimet për taksa zero.

VIDEO ME POSHTE

 

Para zgjedhjeve të vitit 2017, mburrej me lehtësirat e krijuara për bizneset e reja. Në një takim me të rinj që sapo kishin hapur një biznes, Rama e quajti një stimul shumë të madh për biznesin e vogël heqjen e taksave. “Edhe e përgjysmuar siç ishte, prap ishte problem” është shprehur Rama duke folur me ta para zgjedhjeve.

Në asnjë pikë të programit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e shkuara nuk u përmend mundësia e rikthimit të biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.

Përkundrazi, në fushatë përmendej si arritje heqja e tatimit për biznesin e vogël, si një përfitim për 83 mijë familje që mbijetojnë me këto biznese.

 

14 Comments

  1. Edi Ramen nuk duhet ra vleresosh per ato qe thote, por per ato qe ben. Eshte megaloman, flet bukur, flet per gjera te medha , prentime pa fund dhe ne fund nje flluske sapuni. Ku eshte programi 1 mld dollare!!!!! Kush rruge e re ka nisur me to. Perkundrazi donte te vinte tarife kalimi ne rrugen e kombit, se nuk ka buxhet te mirembaje rrugen. Eshte blofist. Largoi me dashje Bankersin,Gjermanet e Aeroport te Rinasit, Sheratonin, investitoret ne gjirin e lalzit, per ti zevendesuar me kineze te tipit , zamir,ceti,vilma, gazi e lloj lloj batakcish te tjere. Keta jane. Kujt tia marr taksat ky!!!! Te vetmet taksa jane ato te xhepit, se te shtetit harrojeni. Atehere o burra shtrydh keta fakiret e vegjel qe punojne gj diten per nje rroge minimale. Kete te majte ndertoi Edi Rama. Shkel te vegjelit, dorezohu para oligarkeve, qe i ngriti ne piedestal Berisha. Dhe populli dele, qe pret dite me te mira…

  2. Ama dhe ju, merreni me ato qe ka thene Rama per Ekonomine! Nuk e paski marre vesht akoma se Rama nga ekonomia nuk di me shume se gomari nga muzika?

  3. Ne France kete jave punetoret u ngriten per transportin publik, kurse keta nuk ngrihen per bizneset e tyre!!! Cudi e madhe ne Shqiperi…

  4. Me ne fund po riktheheni tek komunizmi qe te gjithe ,te djathte e te majte. Shoqeria po ndergjegjesohet se sistemi pa taksa eshte me i miri qe ka egzistuar per shqiptaret dhe eshte sistemi i para viteve 90.Te gjithe politikanet ,gazetaret dhe shoqeria civile bejne me te miren per popullin e varfer qe mbi 99 % nuk eshte pronar as biznesmen ,as tregtar , qe kerkojne shoqerine e njerezve te barabarte.

    1. i paemer por dhe i pa tru! Ajo shoqeria e njerezve te barabarte qe kerkon ti ishte e barabarte ne varferi. Pikerisht ate synon Ram bythqiri, ti ktheje te gjitheve barazine ne varferi, ashtu si ju ka kthyer ju rilindIdjoteve barazine ne tru shplarje.

  5. Edi Rama eshte dukat.Maskarej,te ligj dhe pa dinjitoze Jane ata qe votojne per te Duke e njofte shume mire se kush eshte.Nje tregtar i vogel thote se familjarisht votova per te e Po na merr shpirtin.Ne zgjedhjet me te aferta prape do votoje per te.Qysh e meritojne keta te ligj,asgje spo just Ben Edi Rama.Rama eshte Flori.

  6. Ky eshte gjigant,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,i mashtimit

  7. Mundesia eshte tek injoranca, e frika e trasheguar, ka akomate tille, por ka edhe te rraces komuniste qe militojne sot ne partine e qelbesirave. Ata qe mendojne e thone se sot ( nepergjithesi) jemi me mire, e qe kemi pushtet, genjejne vehten dhe te tjeret. Sot eshte ulur ekonomia me dy-tre here me c;ka qene. pa punesia eshte ne kulm, cmimet ne ajer, pushteti ku te rrjepe popullin me taksa, kur ky nuk ka asnje te ardhur. Ky KM, punon per xhepin e tije e te oligarkeve e servileve qe e rrethojne, per popullin vetem MASHTRIM.

  8. Kryeministrin qe ka ky vend
    eshte teresisht pa mend
    tani i vetem ne -timon-
    eshte bere kameleon

    kur ka ndonje hall
    del ne televizor si papagall
    ato qe thote ne darke
    ikin mbyten me gjithe -varke-

    po te kete thithur pak -miell-
    tere dita i duket diell
    fillon prape njerzit i mashtron
    ky popull -dele-prap e voton ..

  9. Nese do ishte ne kushte normale, kur ekonomia nuk rritet, por shkon ne stanjacion, cdo kryem i vendeve te BE do jopte doreheqjen. U mundova 5 vjet por nuk ia dola. Kurse ky kryem jone, qe nuk ka arritur ne 5 vjet te terheq nje investim serioz, ben lloj lloj cirqesh, eksperimente me popullin si e si te zgjas ditet e tij ne pushtet. Askush nga kryeministrat tane nuk e mendon doreheqjen, sepse jane te lidhur ne menyre te tille me fijet e korrupsionit, sa nuk dalin dot nga kjo valle. Nuk ju intereson suksesi apo deshtimi i ekonomise se vendit. Nuk kane asnje mision fisnik qe te lene emer apo te ngelen ne histori per dicka te bere. Duan te mbushin xhepat , vjedhin grabisin si zuzar e bij zuzaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu