• |
ide | kryesore

Blake Lively jo vetëm aktore por dhe arkitekte

Paparazzi, Slider



Ajo nuk është vetëm një aktore e suksesshme, e martuar me një mashkull të dëshiruar nga shumë femra, siç është Ryan Reynolds, si edhe një mama e dy fëmijëve.Ajo ka luksin të “strehojë” një talent të fshehtë, që ne nuk ia dinim deri më sot. Blake Lively, dizenjon arredimin e shtëpive të miqve të saj të ngushtë, dhe këtë e bën falas.

Diçka të tillë, aktorja simpatike e ka bërë me dije përmes instagramit, ku ka treguar disa momente nga puna krijuese, ku ajo shfaq copa tekstile, skica, pëlhura, printime dhe disa detaje vërtet interesante nga stili i punës së saj.

Blake është një aktore shumë e dashur për publikun, me role të spikatura që i kanë dhënë asaj ndër vite famën e merituar, por mbi të gjitha ajo dallon për stilin elegant të veshjeve, aksesorëve dhe look-un me të cilin shfaqet në daljet e saj publike. Por, këtë pasion për interior design nuk ja kishim ditur dhe ky është momenti që të besojmë se ndoshta ajo është shumë e talentuar apo jo?!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *