• |
ide | kryesore

Shpërthimi i avionit në Amerikë, panik te pasagjerët

F1, Planet



Një avion pasagjerësh i SHBA ka bërë një ulje emergjente në Filadelfia pasi një pjesë e mbulimit në motorin e majtë shpërtheu në flakë duke krijuar panik mes pasagjerëve.

Gjithashtu nga ky incident një dritare dhe një pjesë e avionit u dëmtuan, thonë zyrtarët vendas.Një pasagjer ka qenë duke rënë nga dritarja pasi avioni shpërtheu dhe hapi një vrimë në të.Shërbimet e emergjencës arritën menjëherë në vendngjarje pasi piloti bëri ulje emergjente.Avioni i Southwest Airlines po fluturonte nga aeroporti “La Guardia” i Nju Jorkut për në Dallas, Texas, dhe kishte në bord 143 pasagjerë dhe pesë anëtar të ekuipazhit kur i ndodhi incidenti në motor.Boeing Co 737-700 bëri një ulje të sigurt, por një person humbi jetën.Një burrë që ndodhej në avion tha: “Një pasagjere femër ishte pjesërisht jashtë aeroplanit, por u tërhoq nga udhëtarët e tjerë.”Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko e cila nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Marty Martinez që filmoi uljen emergjente tha se ka patur gjak kudo në bord, por nuk ka të lënduar se maska e oksigjenit erdhi për 10 sekonda dhe shpërthimi i dritares solli ajër.“Ajo thjesht copëtoi plotësisht motorin e majtë … ishte e frikshme“, tha Kristopher Johnson për CNN. Fotot janë shpërndarë në mediat sociale që tregojnë pasagjerët të ulur në maska ​​të oksigjenit ndërsa avioni rrëzohet rreth tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *