• |
ide | kryesore

Tentativë për vrasje para 20 vitesh, ekstradohet nga Athina 56-vjeçari

Lajme



Një 56 vjeçar nga Dibra është ekstraduar nga Athina në drejtim të Tiranës, nën akuzën e një vrasjeje në tentativë rreth 20 vjet më parë.

I ekstraduari është shtetasi Hashim Isufi. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftim. Policia sqaron se ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *