• |
ide | kryesore

Vipet që u bënë nëna në moshë të re (Foto)

Paparazzi, Slider
adele.jpg



Suksesi i tyre ka qenë gjithmonë i padiskutueshëm dhe sjellja e një fëmije në jetë nuk ka ndikuar aspak në karrierën e tyre. Për shumicën prej tyre ka qenë diçka e paplanifikuar dhe fillimisht shumë e vështirë, por ka rezultuar të ishte gjëja më e bukur që mund t`iu ndodhte në jetë. Ja disa prej personazheve VIP që janë bërë nëna në moshë të re:

1

Sofia Vergara 
Ylli i “Modern family” e lindi djalin e saj Manolo Gonzalez-Ripoll Vergara në shtator të vitit 1992, kur ajo ishte vetëm 19 vjeç. Një vit pas lindjes së djalit ajo u divorcua nga bashkëshorti dhe është shprehur se të jesh një nënë beqare nuk është e thjeshtë.

2

Reese Witherspoon
Ajo ka qenë 22 vjeç kur vajza e saj Ava Elizabeth Phillippe erdhi në jetë. Ajo është shprehur se lindja e një fëmije në një moshë aq të re është gjëja më e vështirë që i ka ndodhur, pasi ishte larg familjes dhe miqve të saj.

3

Niki Taylor
Modelja Niki Taylor u bë nënë në moshën 19-vjeçare dhe jo e një, por e dy fëmijëve binjakë. Ajo është shprehur se diferenca e vogël e moshës me fëmijët e saj e bën atë të ndihet sikur i ka shokë.

4

Jamie Lynn Spears
Motra e vogël e Britney Spears është bërë nënë kur ishte vetëm 16 vjeç. Ajo solli në jetë vajzën e saj Maddie Briann Aldridge në qershor të vitit 2008.

5

Kate Hudson
Aktorja ka sjellë në jetë djalin e saj Ryder Robinson kur ishte 24 vjeç.

6

Hilary Duff
Edhe Hilary Duff është bërë nënë në moshën 24-vjeçare. Pas lindjes së djalit të saj Luca Cruz Comrie, ajo dhe bashkëshorti i saj Mike Comrie u ndanë, por ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre.

7

Solange Knowles
Motra e Beyonce e lindi djalin e saj kur ishte 18 vjeç. Ajo e ka pasur shumë të vështirë të bëhej nënë në një moshë aq të re, por gjithashtu është shprehur se për të ka qenë një bekim.

8

Britney Spears
Britney Spears është bërë nënë në moshën 24-vjeçare. Djali i saj Sean Preston Federline erdhi në jetë në vitin 2005 dhe Britney mezi e kishte pritur këtë gjë.

9

Adele 
Ajo solli në jetë djalin e saj Angelo James Konecki kur ishte 24 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *