• |
ide | kryesore

Raporti i ‘Reporterë pa Kufij’, PD me projekt-rezolutë në Kuvend kundër fjalorit fyes të Ramës

Lajme, Të fundit



Pas raportit të “Reporterë pa kufij” për lirinë e medias në Shqipërisë, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias, gjatë një deklarate për mediat Vokshi tha se media në Shqipërisë është e censuruar.

Duke akuzuar kryeministrin Rama për qëndrim fyes ndaj gazetarëve, deputetja Vokshi tha se është hartuar tashmë një projekt-rezolutë në mbrojtje të tyre, e cila sipas saj, do të garantojnë lirinë e shtypit dhe liri profesionale.

Përshëndes qëndrimin e organizatës “Reporterët pa kufij” për lirinë e medias. “Reporterët pa kufij” tha të vërtetën e rëndë për gjendjen e medias në Shqipëri. Censurën, rritjen e armiqësisë, e nxitur kjo nga vetë kryeministri Rama. Raporti veçon sjelljen e kryeministrit me sulmet e vazhdueshëm ndaj gazetarëve duke i quajtur ata sharlatanë edhe injorantë. Raporti përforcon shqetësimet e ngritura edhe nga DASH ku u denoncuar kapje e medias për interesa të qeverisë. Edhe në progres-raportin e KE flitet për probleme me lirinë e shtypit. Në cilësinë e kryetares së Komisionit të Medias kemi iniciuar hartimin e një projekt-rezolutë kundër gjuhës fyese të kryeministrit Rama ndaj gazetarëve. Miratimi në Parlament i kësaj rezolutë në mbrojtje të gazetarëve është shumë i rëndësishëm për të inkurajuar lirinë e shtypit dhe një liri profesionale që do të ndihmonte në luftimin e korrupsionit, të ushqyera nga vetë kryeministri përveç marrëveshjeve të fshehura dhe interesave klienteliste”, – tha Vokshi.

 



2 Comments

  1. Jo se mbroj Ramen se nje mut jan, por po Sala qe e ka ber gojen hale, si me ja bo. sigurisht nuk eshte justifikim por keta duhet te shporren si klas politike e degjeneruar (mundesisht ne burg).

  2. PD me projekt rezolute kunder fjalorit te rames hahahhaha skam lexuar gje me qesharake se kjo, e nga kush PD-ja! Nuk ka dite qe Berisha nuk e leshon fjalorin e kshu prej gati min 15 vitesh e prap ankohet PD per fjalorin e Rames hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *