• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron shkarkime ministrash në shtator: Do shohim cilët nuk janë në lartësinë e duhur

Lajme, Të fundit

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama paralajmëroi ndryshime në kabinetin qeveritar në shtator, teksa tha se do shihet se cilët ministra apo ministre nuk janë në lartësinë e duhur dhe nuk kanë bërë punën si duhet. Ai tha gjithashtu se do shihet se cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë.


Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim. Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bashkëqeverisja” – tha Rama.


8 Comments

  1. Nje here Berluskoni me ndihmesin e tij po bente xhiro me helikopter mbi qytetin e Milanos . Ne nje çast i thote ndihmesit , po hedh 100 euro qe kush ta gjeje te me falenderoj. Ndihmesi i thote hidh 2 cope nga 50 euro qe te falenderojne dy vte. Ne kete çast nderhyn piloti dhe i thote , hidhu vete te te falenderoj gjithe Italia.
    Morali i fabules o gjatoshi jone Rama , ik ti dhe soji yt i politikaneve kurva qe te fitojne te gjithe Shqiptaret.

  2. Xxxxxxx, mese dakort me ty. Po problemi eshte se keta qe pretendojn te vin ne pushtet nuk vlejn as sa gjysma e ketij. Eshte si te shpetosh nga shiu e te biesh ne bresher. Duhet nje klas komplet e re politike qe te shpetojm prej ketyre. Po qe te iki ky e te vin ata qe ishin… MOS O ZOT.

  3. Shoku koqeminister me mire beje tani shpejt se shtatorin nuk besoj se do e kapesh. Por edhe po e kape do ta kapesh prej bishti…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu