• |
ide | kryesore

Daily Mail tregon shkakun e vërtetë të vdekjes së Aviciit

Paparazzi, Slider



Raporti me detajet e vdekjes së Avicii-t vjen nga faqja “TMZ”, duke cituar burime të veçanta të cilat kanë dhënë informacione specifike rreth vdekjes së DJ-it.

Avicii, emri i vërtetë i të cili është Tim Bergling, u gjet i vdekur në Oman të Muscat-it, më 20 prill.

Javën e kaluar familja e tij shkroi një letër të hapur duke thënë se 28-vjeçari “nuk mund të vazhdonte më dhe donte paqen”.

Në letrën e familjes Avicii përshkruhej si një “shpirt i brishtë artistik dhe një djalë i ndjeshëm që nuk ishte bërë për makinerinë në të cilën përfundoi”.

Disa ditë pas vdekjes së tij u zbulua se Avicii kishte qenë në një marrëdhënie të përkushtuar me modelen Tereza Kacerová. Në një letër të postuar nga e dashura e tij në Instagram thuhej se ata kishin planifikuar që të kishin edhe një fëmijë së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *