• |
ide | kryesore

Rikonfirmimi/ Edi Rama komplimenton Erion Veliajn për punën në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ka pasur vazhdimisht hamendësime, nëse marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt ishte ftohur, krisur apo thyer për arsye që nuk u konfirmuan asnjëherë. Si shkaqe të kësaj distance hipotetike mes të dyve u përmend një rezistencë e lehtë e kryebashkiakut për taksat e ndërtuesve apo fakti se të dy nuk u panë bashkë në publik për një kohë të gjatë.

Por çfarëdo të ketë ndodhur, nëse ka ndodhur nuk ka mjaftuar për ta ndarë Erion Veliajn nga mentori i tij Edi Rama, që e pranon se pa të, kryebashkiakun do ta shihnim vetëm për ndonjë qokë ditëlindjesh apo vaki.

Për të disatën herë në dy ditë, Rama dhe Veliaj u shfaqën bashkë në një aktivitet qeveritar, madje kryeministri lëshoi disa komplimenta të lehtë për kryebashkiakun e Tiranës.

“Ky është një proces që ne e nisim nga Tirana, ku ne jemi shumë të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë mund të mohojnë se sa shumë është bërë” u shpreh Rama duke folur për punën e Veliajt në Tiranë.

Në këto momente, këto fjalë nuk mund të interpretohen ndryshe, veç si rikonfirmim për kandidaturën e Veliajt në Tiranë, një vendim i pritshëm dhe pa aspak surprizues.

Por sapo tha këto fjalë, kryeministrin e kapi një kollë e bezdisshme që herë pas here ia ndërpriste fjalën. Shqetësimi i Veliajt kur shihte Ramën duke u kollitur, mund të kuptohet në foton më poshtë:

 



6 Comments

  1. ”” Ka pasur vazhdimisht hamendësime ””’ Po ju Lapsi cfare nuk shkruat per kete ‘ armiqesi ‘ Rama -Veliaj..
    Bete ato anal-izat tuaja te thella dhe te bazuara ne fakte ( filxhan fallxhoreje) . Cfare nuk imagjinuat dhe imagjinatat tuaja i bete fakte te kryera..

    Kurse tani thoni ..se ka pasur hamendesime … Ju e bete si roman policor marrdhenjen midis tyre..

    1. po pse merzitesh ti me lale
      do analiza t thellta ne t bazume n fakte
      prit kur tqjesi bushati nje analize te thelle me 4 skenara se pse ne si u pajtun tashi kto t dy
      pra seria e par ishte si u prishen me njoni tjetrin
      ne seria e 2 do bohet si u pajtun me njoni tjetrin

      ne aty do shifni sa sa te zotet jan kto analistat ton me kriju ne analzu faktet qi do ti qisin po vet

  2. Po ky sumriqi i ben bythlepirje gjes drek dark rames,pse te mos e kandidoj,apo nuk esht njesh ky per servil e bythlepirje,ne goj e mban gjith diten. . . .ramen, kuptohet se kemi mendje te piset ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *