• |
ide | kryesore

Tritoli në Vlorë/ Kamerat e sigurisë kapin dy autorë që vendosën lëndën plasëse

Lajme, Të fundit



Pa kaluar as plot një ore nga shpërthimi i pare me tritol ne qytetin e Vlorës, një tjetër shpërthim ndodhi ne zonën pranë Bashkisë se qytetit bregdetar.

Policia njofton zyrtarisht se lënda plasëse e llojit tritol, u vendos orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona qe hidhnin lenden plasëse jashtë murit rrethues.

Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga shpërthimi i forte i eksplozivit.

Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu është ndërprerë energjia elektrike menjëherë. Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallat, si rënia e suvasë dhe shkaktimi i disa gropave.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *