• |
ide | kryesore

Tritol në një lokal në Kamëz, thyhen xhamat dhe fasada e jashtme

Lajme, Të fundit



Një sasi lëndë plasëse tritol është vendosur gjatë natës në ambientet e jashtme në një lokali në Kamëz. Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Donald Trump” ku është hedhur në erë fasada e një lokali të marrë me qira nga një 24-vjeçar. Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, por dëmet materiale janë të shumta.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *