• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në Lushnjë, reagon policia

Arkiva, Lajme, Të fundit
Keujë shpërthim



Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Lushnjës. Policia thotë se lënda plasëse është hedhur në afërsi të garazhit të një qytetari. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit Apostol Puka, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” – thuhet në njoftimin e policisë. Banorët e zonës thonë se janë tronditur nga shpëtimi i fuqishëm. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *