• |
ide | kryesore

Trupërojat hedhin në gjyq Johnny Depp, arsyeja pagat e papaguara

Paparazzi, Slider



Johnny Depp është hedhur në gjyq nga dy prej truprojeve të tij të mëparshme, pasi ata deklaruan se jeta e tij u ka krijuar një kaos të vërtetë vitet e fundit.  Aktori 54-vjeçar po përballet me probleme ligjore nga Eugene Arreola dhe Miguel Sanchez, të cilët po padisin për një sërë arsyesh, duke përfshirë pagat e papaguara.

Të dy truprojat ishin punësuar nga vetë Depp. Ata ishin punonjës të firmës së sigurisë Premiere Group International, por sipas padisë, Depp i punësoi ata të dy individualisht pasi ai kishte vendosur të priste lidhjet e tij me kompaninë në vitin 2016. Arreola dhe Sanchez pohojnë se u është thënë se do të konsiderohen ” punonjësve “nga Depp, që do të thotë se ata do të merrnin të gjitha përfitimet e zakonshme.

Nuk ka qetësi për Johnny Depp. Pas telasheve ekonomike të lidhura me divorcin nga Amber Heard dhe nga mashtrimi me miliona nga ish agjensia e tij “The Management Group”, tani aktori denoncohet nga dy ish truprojat e tij, që e akuzojnë për mos pagesë të rrogave, punë ekstra nga detyra e caktuar. Kushtet e punës sa vinin e përkeqësoheshin. Në pagë mungonin orët shtesë, ushqimi dhe pushimet që i takojnë më ligj.

Në gusht, Depp pritet të thërritet në gjykatë për të dëshmuar kundër The Management Group, sipas një denoncimi nga ana e aktorit për dëm ndaj tij në shumën e mbi 25 milionë dollarëve, të grumbulluar në vite, duke mos paguar taksat e tij, duke dhënë borxhe të pa autorizuara dhe duke kryer shërbime të tjera, pa djeninë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *