• |
ide | kryesore

Debati për gjyqtarët/ Meta, një noter i kryeministrit?

Arkiva, Kryesore



Sot është pritur me habi një njoftim i Presidencës së Republikës që mbështeste fajalimin propagandistik të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni lidhur me mosshkarkimin e tre gjyqtarëve nga KLD. Gjoni e quajti mbrojtjen e tre gjyqtarëve nga të singjashmit e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të kryesuar nga presidenti, një ditë të zezë për drejtësinë.

Në fakt ministrja e Ramës mund të kishte të drejtë. Faktet që ajo raportonte dukeshin të rënda dhe bindëse për masa ndaj një gjyqtari. Gjithashtu, nervozismi i saj edhe mund të justifikohej me fuksionimin e KLD si pjesë e një korporate që do të ruajë sistemin e vjetër në gjyqësor.

Por pavarësisht nga këto, Etilda Gjoni e di prej kohësh se si funksionon KLD-ja. E di se ajo i ka ditët e numëruara. Ajo është e ndërgjegjshme se pikërisht për të prerë lidhjet e kësaj korporate u bë edhe reforma në drejtësi. Prandaj ajo e kupton se çdo lloj akuze “për ata që duan ta mbajnë drejtësinë në ditë të zezë” është e ekzagjeruar dhe  shërben vetëm për konsumin politik ditior.

Nga kjo mazhorancë nuk pritet më lufta verbale me sistemin e vjetër të drejtësisë, por vënia në punë e institucioneve të reja që do të zhbëjnë KLD e vjetër. 

Prandaj fjalimi i sotëm i Etilda Gjonit, përveçse patetik, ishte një shfaqje e shëmtuar që i shërben vetëm interesave politike të kësaj qeverie që do të shesë idenë se e vetmja kontradiktë themelore në shoqërinë e sotme është ajo me gjykatësit e korruptuar.

Lexo më tej:

Etilda Gjonaj akuza të forta gjykatësve të KLD-së: Eshtë pjesa e zezë e historisë!

Presidenti Meta kundër KLD: Mos shkarkimi i 3 gjyqtarëve, shkelje flagrante dhe me pasoja të rënda

Këtë gjë Edi Rama e bën shpesh. Këtë bëri në të njëtën mënyrë edhe ministrja e tij.

Por, ajo që çuditi sot ishte bashkimi i zërit të Ilir Metës me korin propagandistik të qeverisë.

Njoftimi për shtyp i presidencës që mbështeste ministren, që theksonte se Meta nuk u rreshtua në votim me korporatën e gjyqtarëve, madje se ai gjithnjë ka ngritur dorën në sinkron me zonjën Gjoni ishte i tepërt.

Ndoshta presidenti ka vepruar kështu nga kompleksi për të treguar se ai është me reformën dhe jo me frymën e gjyqtarëve që janë kundër saj, ndofta ai ka shfrytëzuar një rast për t’u distancuar nga veprimet radikale të ish partisë së tij. Këto mund të jenë të vërteta.

Por po aq i fortë po bëhet edhe dyshimi që e sheh Ilir Metën si një president që shkon nga pas qeverisë. Ai gati- gati po sillet me Ramën ashtu si paraardhësi i tij u soll me Berishën.

Deri më tani, në gati një vit të ushtrimit të funksionit, Meta i ka qëndruar besnik shumicës që e zgjodhi dhe është shumë larg profileve të kohabitacionit që kanë prodhuar çiftet Moisiu- Berisha, Topi (pas vitit të parë)- Berisha dhe Nishani- Rama.

Meta do të mbahet mend deri më tani vetëm për dy përplasje verbale me qeverinë, në rastin e votës anti Trump të Shqipërisë në OKB dhe në atë të marrëveshjes së detit me Greqinë.

Pyetja është pse presidenti po sillet në këtë formë: pasi do të zbatojë me rigorozitet rolin e tij institucional, apo se ndryshe nga bashkëshortja e tij Kryemadhi mendon se forca që ka krijuar vetë, LSI, vetëm rudhet nga përballje me pushtetin. Kjo është dilema që shtrohet në prag të përvejtorit të parë të Ilir Metës në presidencë.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Spektakli ndjellakeq me kokat e prera nga vettingu



1 Comment

  1. Amon mos shkrunikeshtu ”analizash”, se na ”ngjethet mishrat”, dileme e modh kjo qe ben meta, u pika mu ne shkrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *