• |
ide | kryesore

Ekstradimi nga Turqia, Izet Haxhia mbërrin sonte në Rinas

Lajme, Të fundit



Sonte në orën 20:00 pritet që të mbërrijë në Aeroportin e Rinasit, Izet Haxhia, ashtu sikundër Lapsi.al raportoi një ditë më parë për ekstradimin e tij nga Turqia. Ish-truproja i Sali Berishës do të kërkojë hapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Të paktën këto janë deklarimet e tij të para, si dhe ato çfarë ka thënë avokati Fran Dashi. Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.



2 Comments

  1. deri me sot ne asnje deshmi nuk eshte permendur qe ky ishte pjese e grupit qe ishte ne mercedesin qe vrau Hajdarin, nuk kuptohet pse ky eshte denuar per kete ceshtje kur ska qene pjese e asnje deshmie, ky me shume mundesi ka qene tek PD se ka qene bodyguard i sales e militant i PD po kjo sdo te thote qe e ka vrare ky. E gjith akuza drejt tij eshte ngritur nga Berisha, vetem Berisha ka deklaruar qe e ka vrare Haxhiaj dhe gjykata ne baze te deshmise se Berishes, qe ska qene fare prezent po ne zyre, e ka denuar me 25 vjet burg. Po ketu ka nje problem, Haxhiaj ka qene per shume vite Bodyguard i Berishes dhe nderkohe dhe ai qe i zgjidhte “hallet” Berishes me tipat qe i pengonin rrugen e pushtetit, e nqs e ka vrare Haxhiaj i bie qe derguesi te jete Berisha. Tani ose Berisha ta deklaroje fallce deshmine e ky shpallet i pafajshem ose Berisha i qendron deshmise dhe rrezikon burgun si porositesi i vrasjes se Hajdarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *