• |
ide | kryesore

Rama nga Lezha: Ne nuk ndajmë jug-veri, më shumë projekte nga Tirana e lart

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Lezha se punimet për rrugën e Arbrit do të nisin në fund të majit dhe nuk do të ndalen deri në përfundimin e projektit. Ai foli dhe për projekte të tjera infrastrukturore, si aksi Thumanë-Kashar, dhe në qarkun e Lezhës, aksi Milot-Balldren-Shëngjin-Velipojë.

Do të fillojë dhe nuk do të ndalet puna deri në përfund të aksit që do ta bëjë Dibrën faktikisht zonë të integruar me kryeqytetin duke krijuar një akses me shpejtësi të lartë dhe që do të çelë potencial të madh dhe për zhvillimin e agroturizmit në gjithë atë krah që lidh Tiranën me Dibrën, ku ka bukuri përrallore”, tha Rama.

Ai tha se do të miratohet paketa për agroturizmin, për të cilin TVSH do të ulet po aq sa hotelet me 4-5 yje. Ndërsa për etiketimin e ndarjes jug-veri, Rama dha këtë përgjigje: “Të gjithë ata që vazhdojnë të bëjnë teorinë e tmerrshme të ndarjes së veriut me jugun dhe përpiqen në mënyrë të vazhdueshme të na lënë faturën e një imazhi sikur jemi më pak të interesuar për veriun, po ju them se pjesa më e madhe e programit “1 miliardë për rindërtim” është nga Tirana e lartë, sepse përfshin tre vepra madhore që i takojnë pikërisht këtyre territoreve. Kjo flet vetë”, tha Rama.



3 Comments

  1. Ti je kothere, ske asnje leke ne thesar. Vetem genjen. Cdo tentative vetem per ta shtyre. Kolaps i plote i ekonomise, vjedhje masive, korrupsion galopant. Dole premtove prape FILLIMIN e rruges Arberit. Ke 5 vjet tallesh me njerezit. Po te leviz dheu nen kembe, e ke dale tani ben sikur takon popullin. Asnje nuk degjon. Je arrogant psikopat.

  2. Turi eshte llogaridhenie apo llogarimarje!! Se duket se kryeministri shkon e ben takime, dhe ju kerkon llogari njerezve. Dhe normale eshte per mentalitetin e kesaj qeverie. Fajin e ka populli. Mos fol si popull i thoshte dikujt ne salle kryeministri. Dmth sipas tij populli eshte i lumtur, individi ka probleme. O zot cna degjojne veshet!!Eshte e vertete valle!!Per ty normale qe njerezit jane dele, jane miza qe ti i shtyp per dite. Prisja llogaridhenie per Saimirin, per kanabizimin, per mungesen e investimeve, per rritjen e taksave , per koncensionet e turpshme, per lejet e ndertimit jashte cdo llogjike ekonomike, per tarifen e rruges kombit( qe eshte mirefilli skeme e paster korruptive), per ata 4 burra qendrestare qe per shkak te egos tende te semure jane akoma ne burg, per elementin kriminal qe eshte rehabilituar duke marre leje ndertimi dhe tendera, per kryetaret e bashkive qe jane bere njesh me krimin, per sjelljen arrogante qe te karakterizon, per rrezikun e mos celjes se negociatave , e shume e shume te tjera si keto.
    Por ti kerkon llogari, pse njerezit nuk punojne, pse nuk pranojne qe mjekesia eshte falas, pse besojne “kazanin”, e ku di une.
    Dhe pse tepsi e madhe, ti nuk velesh kurre o lumadh . He dhe nje muaj, nje jave , nje dite qofte dhe nje ore mbledhim ca miliona se ku i dihet!!!!

  3. Tall byçen tall o pallosh . Ke gjet kete popull dele , ne nje vend çfardo te evropes perendimore ti as pastrues halesh nuk te lejonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *