• |
ide | kryesore

Ferguson del nga koma dhe pyet: Sa doli Doncaster? Po finalja e Champions…

Sport



“Sa doli Doncaster?”. Kjo ka qenë pyetja e parë që Sër Alex Ferguson bëri menjëherë sapo doli nga koma. Ka parë familiarët në sy në dhomën e spitalit ku gjendet i shtruar pas operacionit në kokë dhe është interesuar për skuadrën e Premiership që drejtohet nga djali i tij Darren. Për fat të keq Doncaster u mund 1-0 nga Wigan.

Burime nga spitali i thanë “The Sun” se më pas ai ka buzëqeshur dhe ka thënë: “Nuk mund të shkoj të shoh finalen e FA Cup, por për atë të Champions në Kiev? Mundem?”.

Lajmi i mirë është dalja nga koma dhe duket se nuk do të ketë dëmtime serioze në tru pas hemoragjisë së pësuar. Mjekët janë shprehur se situata është “mjaft, mjaft e mirë”. Familja e tij nuk ka bërë komente për shtypin duke kërkuar privatësi. 71-vjeçari, ish-trajner i Manchester United ka dalë nga terapia intensive, por do të qëndrojë ende dhe për disa kohë në spital. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *