• |
ide | kryesore

Sir Ferguson rikthehet te Manchester United: legjenda skoceze në pozicion vendimmarrës

-Instant, Sport



Sir Alex Ferguson rikthehet tek Manchester United me një rol vendimmarrës, për herë të parë që nga largimi i tij si trajner në Old Trafford. Sipas raportimeve nga Daily Mail, skocezi legjendar i cili ka vepruar si drejtor joekzëkutiv që nga viti 2013 do të jetë tashmë pjesë e një grupi që do të ketë prioritet merkaton.

Ish-drejtori i përgjithshëm David Gill, ish-kapiteni ikonë Brayan Robson dhe drejtori aktual i Red Devils John Murtough, bashkë me Fergin do të jenë këshillues për një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, ku fokusi do të jetë këshillimi i United se cilët lojtarë duhet të afrojë në skuadër. Ferguson do të ketë ndikim edhe në krijimin e strategjive të Erik Ten Hag, për ta kthyer sa më shpejt konkurues United.

Ferguson është trajneri që ka fituar më tepër trofe në historinë e Manchester United, por pas largimit të tij klubi nuk ka mundur dot të fitojë Premier League e madje nuk kanë qenë pretendentë as në Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *