• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri në Brentford, katër shtylla e dy gola në shtesë: 1-0 i United në të 96′, Ajer barazon në të 99′

Sport, Video
Brentford



Java e 30′ e Premier League u mbyll në mënyrë spektakolare. Manchester United shpëton nga shtyllat (katër), merr avantazhin në minutën e 96′ me Mount dhe arrihet në minutën e 99′ nga Ajer. Mbyllet 1-1 mes skuadrës së Ten Hag dhe Brentford. Në ndeshjet e tjera, për Chelsea nuk mjaftoi dygolëshi i Palmer, në barazimin 2-2 me Burnley (me dhjetë lojtarë nga 40′). Newcastle përmbys West Ham nga 1-3 në 4-3 në minutat e fundit falë Barnes. Aston Villa (2-0 kundër Wolves) dhe Tottenham (Son firmosi 2-1 kundër Luton) fituan ndeshjet e tyre.

BRENTFORD-MANCHESTER UNITED 1-1

Brentford ishte dukshëm më proaktiv në pjesën e parë, por i pafat. Toney goditi shtyllën me një tentativë nga jashtë zonës në minutën e 24′, ndërsa Zanka gjeti traversën tetë minuta më vonë me kokë. Pak para përfundimit të pjesës, Rashford kërkoi nga distanca zgjidhjen personale, por Flekken u përgjigj menjëherë. Pjesa e dytë filloi në një mënyrë më të ekuilibruar, me Fernandes dhe Hojlund në njërën anë dhe Yarmoliuk dhe Leëis-Potter në anën tjetër, që patën mundësi të mëdha për të thyer bllokimin, por portierët nuk lejuan të superoheshin. Wissa goditi shtyllën e tretë të Brentford pas një ore lojë, Mbeumo regjistroi të katërtin më vonë. Ten Hag futi në fushë Mount dhe ishte pikërisht ish-lojtari i Chelsea që shënoi 1-0 në minutën e 96′ me asistin e Casemiro. United në ekstazë, por tre minuta më vonë Ajer riktheu barazinë përfundimtare. United mbetet i gjashti në renditje me 48 pikë.

Premier League England

Newcastle United 4-3 West Ham United
Bournemouth 2-1 Everton
Chelsea 2-2 Burnley
Nottingham Forest 1-1 Crystal Palace
Sheffield United 3-3 Fulham
Tottenham Hotspur 2-1 Luton Town
Aston Villa 2-0 Wolves
Brentford 1-1 Manchester United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *