• |
ide | kryesore

Rrëfimi shokues i Varane: “Kam patur tronditje cerebrale e nuk mbaj mend që kam luajtur”

F1, Sport
Varane



Raphael Varane foli për L’Equipe dhe zbuloi se ai ka patur tronditje cerebrale, shpesh edhe në fushë. Pavarësisht atyre, francezi ka vazhduar të luajë gjithsesi, duke e vuajtur shpesh në nivel fizik.

TRONDITJET CEREBRALE TË VARANE

Për L’Equipe, Raphael Varane dha një intervistë të gjatë në të cilën zbuloi se kishte pësuar disa tronditje cerebrale në karrierën e tij. Historia e mbrojtësit kampion bote me Francën e tani te Manchester United, është vërtet shqetësuese në përmbajtjen e saj. Varane thotë: “Po, kam pasur disa tronditje cerebrale. Nëse i hedhim një vështrim tre ndeshjeve më të këqija të karrierës sime, janë të paktën dy ku kisha pësuar një dëmtim në kokë disa ditë më parë. Kundër Gjermanisë në çerekfinalen e Botërorit 2014 dhe me Real Madrid kundër Manchester City në raundin e 1/8 të Champions League 2020.

U ndjeva pa energji gjatë përgatitjes për ndeshjen e Champions kundër Manchester City, por nuk e dija se kishte të bënte me goditjen që kisha pësuar në ndeshjen e mëparshme. Unë ndoqa një protokoll rikuperimi pesë-ditor pa shumë përpjekje. Më pas patëm disa ditë pushim dhe mbaj mend që ndihesha shumë i lodhur, por mendova se lidhej me dekompresimin e zakonshëm në fund të sezonit. E ndjeva që në nxemje, thashë me vete: zgjohu. Gati doja t’i bija vetes me një shuplakë. Gjatë ndeshjes, tre topat e parë ishin teknikisht të pastër, por unë isha shumë i ngadaltë. Nuk mund të përqendrohesha për të qëndruar në lojë, isha si spektator. Ndeshja shkoi keq për mua dhe më pas kuptova se ishte e lidhur me tronditjen që kisha pësuar… E pyeta shumë veten dhe në fund e kuptova që këto gabime të pazakonta nuk kishin rënë nga qielli”.

NDESHJET ME AUTOPILOT E KËSHILLAT PËR TË BIRIN

Varane vazhdon duke thënë: “Kundër Nigerisë në Kupën e Botës luajta me autopilot. Nëse dikush do të kishte folur me mua në atë moment, nuk e di as nëse mund të përgjigjesha. Nuk e mbaj mend ndeshjen pas atij shoku. Ndjeva lodhje sysh. Duke u kthyer prapa, pyes: po ta dija se ishte tronditje cerebrale, a do ta kisha thënë, edhe pse do të thoshte të mos luaja në atë ndeshje? Nuk e di. Si mund të mas në atë moment aftësinë time për të luajtur apo jo kundër Gjermanisë në çerekfinale? Nuk mund të fajësosh as mjekët, është një situatë paksa e komplikuar”.

“Kur e di se tronditjet e përsëritura cerebrale kanë një efekt potencialisht fatal, i thua vetes se gjërat mund të shkonin shumë keq. Në atë kohë nuk isha familjar, por sot në moshën 30-vjeçare dhe me tre fëmijë mendoj ndryshe. Te Manchester United na këshillonin të mos bënim më shumë se 10 goditje me kokë në stërvitje… Djali im 7-vjeçar luan futboll dhe unë e këshilloj që të mos luajë me kokë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *