• |
ide | kryesore

Macron thirrje Gjermanisë: T’i bashkohet planit të reformave në Europë

Planet

Gjermania duhet të punojë së bashku me Francën, që të ndërtojnë një unitet më të madh në Evropë dhe në fakt, të mbështesë propozimet për reforma të Francës, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron.


Macron ka thënë se ka parë një “Gjermani ambicioze, që e do Evropën, që e vlerëson Evropën”, por gjithashtu ka zëra në Gjermani që sugjerojnë se Franca nuk është serioze dhe dëshiron që ta reformojë Evropën për qëllime të veta.


“Por, zgjohuni. Franca ka ndryshuar”, ka thënë Macron.

“Franca ka bërë reformat e saja të shumëpritura. Franca dëshiron një Evropë për Evropën, e jo për veten e saj”, ka thënë presidenti francez.

Sipas Macron, një Evropë e re duhet të ndërtohet mbi solidaritetin dhe konvergjencën, dhe për këta arsye, ai ka thënë se beson “në një eurozonë më të fortë dhe më të integruar në buxhetin e saj që do të mundësonte investime në konvergjencë”. 

1 Comment

  1. uniteti interesit zgjat aq sa eshte burimi interesit eshte si era qe fryn shum dhe ndalet shpejt ,kurse uniteti vlerave eshte me i qendrueshem fuqishem dhe behet burim interesi,miresishe, varet sa njerzit e kuptojne dhe din ta menaxhojne ne shvillimin e vet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu