• |
ide | kryesore

Ironia e fatit/ Një premtim elektoral po “rrëzon” Vllazninë nga Kategoria

Sport



Ata që e kanë përjetuar periudhën e komunizmit e dinë se çfarë ishin kategoritë e punës dhe ndodhte që ndonjë të premtonte se një ekip futbolli do e çonte në kategorinë e shtatë. Në fakt maksimumi në futboll ishte e Para, siç emërohej asokohe kampionati i nivelit më të lartë në vend. Se kush e tha i pari atë gjë nuk dihet, por prej atëherë e tregojnë si barsoletë. Por edhe në ditët e sotme ka njerëz që dinë pak për futbollin dhe e lënë ndonjë të fortë.

Kur kjo ndodh me një femër, nuk është se vihet re shumë. Aq dinë. Ne verën e vitit 2015, gjatë mbylljes së fushatës elektorale, kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, bëri një premtim të madh, që ishte një “autogol” në fakt: “Klubin e futbollit Vllaznia, do ta çojmë më tej, në Kategorinë e Parë”. Është me zë e figurë dhe në situatën ku është ekipi kuqeblu, kalimi nga Superiorja në të Parën është një realitet i afërt.

Në Shkodër, po u premtove Vllazninë kampione, janë gati të gjithë të të japin edhe mbështetje politikisht. Është fe për ta, është vendi ku topkëmba ka nisur të luhet në Shqipëri. Viti 2019 është special për ta, pasi festojnë 100 vjetorin si klub. Nëse do të jenë në Kategorinë e Parë, atëherë do të ishte një faturë e rëndë për kryebashkiaken dhe mbajtje e një premtimi elektoral, nga të paktët që mbahen në vendin tonë, ku gjatë zgjedhjeve janë të shumta.

Aktualisht Vllaznia renditet në vendin e parafundit në Kategorinë Superiore pas 33 javësh kampionat dhe në tri javët e mbetura ka tre takime të vështira. Në fakt ai i së dielës me Partizanin në “Selman Stërmasi” është më i rëndësishmi. Kërkohet medoemos të fitohet ai takim, por jo vetëm kaq, pasi duhet që edhe Kamza e Teuta të bëjnë ndonjë hap fals. Skuadra periferike e kryeqytetit pret Flamurtarin, kurse durrsakët shkojnë në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun kampion të vendit. /Marrë nga EDS/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *