• |
ide | kryesore

Banka shkon të sekuestrojë apartamentin, gjen kanabis, snajper dhe fenelina policie

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rrallë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në afërsi të zonës së njohur si “Shkëmbi i Kavajës”. Një grup përmbaruesish privatë kanë shkuar të sekuestrojnë një apartament në këtë zonë i cili ishte lënë kolateral në emër të një banke të nivelit të dytë.

Pasi kanë krye procedurat dhe nuk kanë gjetur njeri në banesë grupi i përmbaruesve ka hyrë në banesë. Nga ajo që kanë gjetur në banesën e 56-vjetarit me iniciale XH.L. janë habitur.

Për këtë kanë njoftuar policinë e cila njofton se në banesë janë gjetur një snajper, një automatik, një pistoletë, 4 sileciatorë, krehra me fishekë, një sasi e vogël marijuanë, fenelina, mjete dhe veshje policie di dhe kapuçë. 56-vjeçari është shpallur në kërkim. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. vetem ne Shqiperi ndodh qe krimineli te njoftohet me ane te Medias paraprakisht qe duhet te “zhduket”. Po sikur ky te jete agjent apo kriminel qe ka lidhje me politiken e policia perdor Median per ta larguar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *