• |
ide | kryesore

Makabre/ Marokeni vret me thikë gruan shqiptare në Itali

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Seregno të Italisë, aty ku ka mbetur e vdekur një grua 34-vjeçare me origjinë nga Shqipëria.

Media italiane raporton se vrasësi i gruas është vetë bashkëshorti i tij, një shtetas maroken i moshës 35 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Romagnosi”.

Marokeni e ka qëlluar për vdekje disa herë me thikë shqiptaren dhe më pas, në kushtet e gjendjes së rëndë psikologjike i është drejtuar me këmbët e tij komisariatit të policisë.

Me të hyrë në komisariat, marokeni u ka thënë oficerëve të policisë se sapo kishte therur gruan e tij.

Urgjenca ka shkuar për t’i shpëtuar jetën e 34-vjeçares, por ka qenë shumë vonë. Shqiptarja ka mbërritur në spitalin San Gerardo në Monza, por ka vdekur pak minuta më pas.

Raportohet se dy bashkëshortët, të cilët kanë një fëmijë 5-vjeçar, prej rreth dy muajsh nuk jetonin më bashkë. Identiteti i viktimës dhe agresorit nuk bëhet ende i ditur nga media.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *