• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste durrsakun, policia kap pas 6 muajsh 32-vjeçarin

Lajme



Policia në Durrës ka arrestuar një shtetas për të cilin gjykata kishte kërkuar arrest me burg për një vrasje të mbetur në tentativë gjashtë muaj më parë.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Gjergj Shkoza, i cili akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë. Shkoza plagosi me pistoletë shtetasin M.P., më datë 4 dhjetor 2017 në lagjen 2018 në Durrës.

Njoftimi i plotë: 

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”për veprën penale”Vrasje në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Gjergj Shkoza 32 vjeç, banues në Durrës.

Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte vendosur masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale”Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë.

Shkoza , më datë 04.12.2017 në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *