• |
ide | kryesore

FOTO/ I vihet zjarri gjatë natës Kishës Katolike në Durrës, akoma nuk dihen autorët

Lajme, Të fundit



Kishës katolike “Shën Dominikut” në zonën e ish-Kënetës në Durrës i është vënë zjarri gjatë natës.

Persona ende te paidentifikuar mësohet i kane vene zjarrin derës kryesore te kishës, duke e lyer atë me benzinë.

Pas kësaj ata janë larguar, ndërsa flakët qe përhapeshin më shpejtësi janë pikasur nga punonjësit e kishës.

Kane qene këta te fundit qe kane ndërhyrë për shuarjen e flakëve, si pasoje e se cilës u dëmtua dera kryesore e kishës si dhe disa materiale ne brendësi te saj.

Ngjarja ndodhi gjate natës, për motive ende te paqarta. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autoreve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *