• |
ide | kryesore

Si kuotohet në baste largimi i Higuain nga Juventus

Sport



Sulmuesi i Juventus, Gonzalo Higuain, është në qendër të zërave të merkatos: disa të dhëna vijnë pikërisht nga kompanitë e basteve. Juventus ndoshta është alternativa më e sigurtë, por nëse do të vendoste të largohej argjentinasit do të pëlqente të luante në Premier League.
Kaq ka mjaftuar që Snai të hapë baste për të ardhmen e Pipitas dhe kuotat përvec qendrimit te Juventus qe është 1,50, e japin Chelsea favorite si destinacion parësor me 4,50. Më larg janë pistat që e cojnë sulmuesin tek Inter, ndoshta në këmbimin me Maurito Icardin. Gonzalo veshur zikaltër jepet me 7,50, ndërsa me 15,00  pret rradhën Milan. Në kufijtë e të pamundurës rikthimi tek Real Madrid  i kuotuar 20,00, ndersa nuk imagjinohet fare një aventurë e re në Napoli, aty ku Higuain nuk është se la një kujtim te mirë kur zgjodhi kalimin në Torino: një mundësi që vlen 75,00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *