• |
ide | kryesore

Basha akuza Ramës e Xhafajt, Paloka i zë vendin Ruçit në sallën e zbrazur të Kuvendit

Lajme, Të fundit



Pas kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi të mbyllur seancën parlamentare për ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka ndërprerë fjalën.

Në një lidhje LIVE në Facebook, dukej kryedemokrati në foltoren e Kuvendit që vijonte me akuzat ndaj qeverisë Rama. Ndërkohë deputeti Edi Paloka duket në sfond që ka zënë karrigen e Ruçit.

Përfshirja e policisë Xhafaj në aktivitetet e tij kriminale. Rama dhe prokuroria kanë vendosur të veprojnë në këtë mënyrë pasi mbrojtja e Agron Xhafajt është e vetmja mënyrë për të mbajtur në këmbë këtë qeveri të inkriminuar. Prokuroria është vetëdemaskuar që në nisje për rezultatin e paragjykuar e të shpallur nga Rama. Hetimet po kryehen nga ai që nuk guxoi të shfaqte fytyrën në parlament,” tha Basha në Kuvendin e zbrazur.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *