• |
ide | kryesore

Dj Blunt mohon sherrin që degradoi deri në plagosje

Paparazzi, Slider



Dj Blunt i ka mohuar lajmet e publikuara, se ai ka qenë pjesë e një sherri banal me disa persona, që ka gjeneruar deri në plagosje me thikë.
Pas lajmi u përhap me shpejtësi në mediat dhe portale, i kontaktuar nga Insajder, Blunt tha se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një shokut të tij. Ai pranon se ka qenë i përfshirë në një zënkë me disa persona, por specifikon që ka qenë aty për të ndihmuar mikun e tij.

“Nuk është e vërtetë fare, që jam therrur me thikë. Unë jam duke u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportua ka qenë pjesë e një problemi që një shok i imi ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurrgjë më shumë.”

Ai ka shtuar se aktualisht gjendet në shtëpi duke pushuar. “Për momentin, jam në shtëpi. Po pushoj. Po merrna me shaoolinat e mi”, ka përfunduar Blunt.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *