• |
ide | kryesore

Basha përshëndet takimin e Trump me Kim Jong Un: Sukses historik!

Lajme



Takimi i shumëpritur mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un u cilësua si një arritje e jashtëzakonshme nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Kryedemokrati shkruan në rrjetin social se takimi dhe dhe nënshhkrimi i një deklarate të përbashkët për denuklerarizimin e gadishullit korean është një ngjarje e rëndësisë madhore për paqen e botës.

Ja postimi i Bashës:

Takimi midis Presidentit te SHBA Donald J. Trump dhe Kryetarit te Korese se Veriut Kim Jong Un, nënshkrimi i deklarates se perbashket dhe nisja e procesit te paqes dhe denuklearizimit te Gadishullit Korean eshte nje ngjarje e nje rendesie madhore per paqen dhe sigurine ne bote.

Hapja e ketij procesi paqeje dhe carmatimi ne rajonin e nje nder konflikteve me te medha, te gjata e te pergjakura te globit perben nje sukses historik te jashtezakonshem te presidentit te SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem.

Ne emer të Partise Demokratike pershendes SHBA dhe presidentin Trump per kete kete arritje te permasave globale, me vlera themelore per zhvillimet nderkombetare boterore.

Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *