• |
ide | kryesore

FOTO/ Rama pritet me protesta edhe në Durrës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta edhe në Durrës.

Ndërsa kreu i qeverisë po zhvillonte një dëgjesë publike me banorë të Durrësit, një grup protestuesish të mbështetur edhe nga PD, janë tubuar në zonën e Porto Romanos.

Ata kërkuan zgjidhje të përpunimit të mbetjeve pasi kjo zonë prej vitesh është kthyer në katastrofë mjedisore.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha se qeveria po shqyrton një projekt për kthimin e kësaj zonë në një park të gjelbër. ©LAPSI.al

dde130b9-1cbb-4c38-a60a-ff9801e1f47e



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *