• |
ide | kryesore

Kërcënimi rus, Norvegjia bën thirrje për dyfishim të trupave amerikane në vend

Planet



Norvegjia do t’i kërkojë SHBA-venjë rritje të forcave të saj ushtarake në tokën norvegjeze, me një dyfishim të numrit të ushtarëve që ndodhen aktualisht.

Qeveria norvegjeze njoftoi sot se do t’i kërkojë SHBA-ve që forcat amerikane t’i afrohen kufirit rus.

Vend anëtar i NATO-s, Norvegjia pret aktualisht që prej vitit 2017 në Vaernes (qendër të vendit) rreth 330 marinsa amerikanë, që ka shkaktuar protesta të ashpra nga ana e Rusisë fqinje.

Të martën, Oslo u shpreh që ky kontigjent të arrijë 700 trupa, të mund të vendoset në Setermoen në veri të vendit, më pranë kufirit ruso-norvegjez (rreth 420 kilometra në vijë ajrore) dhe që ky dispozitiv të zgjasë pesë vite në raport të gjashtë muaj të rinovueshëm që është aktualisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *