• |
ide | kryesore

Qëllohet për vdekje në makinën e tij rreperi 20-vjeçar XXXTentacion (Video/Foto)

Arkiva, F1, Paparazzi



Kohët ndryshojnë, po ashtu dhe rregullat e ligjet. Por ama, diçka mbetet ende njëlloj. Konfliktet mes rreperëve, nuk ecin me kohën por me interesa. Rivaliteti dhe konkurenca rrëmbyen një tjetër jetë mbrëmjen e djeshme në rrugët e SHBA-së. 20-vjeçari Jahseh Onfroy i njohur si XXXTentacion u qëllua për vdekje në makinën e tij në Miami, Florida, teksa kishte dalë për të blerë një motorr.
TMZ raporton se nje person me armë ka vrapuar drejt makinës së tij dhe e ka goditur.

Departamenti i Policisë së qarkut ka deklaruar se reperi është gjendur i vdekur pasditen e së hënës. Në nje postim në Tëitter, ata shkruajnë: “Djali adoleshent i cili po dërgohej në spital ndërroi jetë.”

 

Ndërkohë 29-vjeçarja Stephanie Martinez ka dhënë për mediat disa detaje nga vendngjarja:
“Goja e tij ishte e hapur dhe krahët ishin jashtë. Dy njerëz i shkuan në ndihmë dhe i matën pulsin.”
“është kaq e çuditshme pasi ai duhet të kishte rojet e sigursië me vete”. Ndër të tjera burime pranë TMZ raportojnë së rreperi ishte gati për tu përballur me drejtësinë, pasi është akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij shtatëzanë.


Por kush XXXTentacion, cila është karriera e tij?!

Në një moshe ende të vogël XXXTentacion krijoi muzikë të mirë dhe mblodhi rreth vetes admirues anë e mbanë botës. Kënga që do të kthehej në hit ishte “Sad!” I cili numëron rreth 173 milione klikime. Po e njëjta këngë ne një aplikacion tjetër të ngjashëm me Youtube ka arritur një shifër marramendëse, rreth 270 milionë shikime dhe javët e fundit qëndronte në Top 50-tëshen e këngëve më të degjuara. Gjithashtu sipas revistës “XXL”, XXXTentacion ishte cilësuar si reperi më me influencë. Në po të njëjtin botim rreperi arriti të “rrëmbente” dhe faqen e parë, pra kopertinën e saj. Albumi i titulluar “?” debutoi si albumi numër 1 ne Billboard 200 në Mars të 2018-ës.

https://youtu.be/wDhySfkrToU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *